Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Lista e PD-së zhgënjyese, e LSI-së afirmim i një katandisje si mos më keq


Kryeministri Rama në këtë momente ndodhet në një konferencë për shtyp me mediat, ku po flet lidhur me dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë.

Pasi tha se slogani i PS-së është “Shqipëria, e ardhmja jonë” dhe listat e PS-së reflektojnë fuqinë e vetëndryshimit.

Më pas ai komentoi listat e rivalëve të rij, duke thënë se listat e PD-së janë zhgënjyese ndërsa LSI-në thotë se zgjedh mos ta komentojë pasi është katandisur si mos më keq sipas tij.

“Skuadra e PD-së është pfff, zhgënjyese dhe për mua. Nuk besoj që kjo ishte maksimumi që mund të bënte PD pavarësisht situatës së vështirë ku ndodhet për shkak të një lideri pa karakter dhe pa vizion se nuk besoj që rrethi i perimetrit të influencës së PD të jetë aq i ngushtë dhe që të mos ketë të ofrojë më shumë sesa kaq.

Pra nëse lista e PS është fuqia e vetëndryshimit, afirmimi i fosilizimit është PD, ndërsa e LSI është lista e SPAK dhe OFL. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, më vjen keq për shumë të rinj dhe të reja që janë një enturazh si mezët rreth karkalecave të tiganit të Monikës, kurse karkalecat janë aty në qendër, afirmim i një katandije keq e mos më keq të një force politike që ka luajtur rolin e saj në proceset demokratike dhe sot është një magazinë private që administrohet nga gruaja e presidentit që shet dokrra dhe blen vota.”- tha Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *