Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi mbledh kandidatët e LSI-së në Tiranë: -47 ditë drejt ndryshimit


Një ditë pasi dorëzoi listat e kandidatëve për deputetë në KQZ, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka mbledhur sot në seli kandidatët për deputetë të qarkut të Tiranës.

Ajo ka publikuar një video nga kjo mbledhje e zhvilluar në mëngjes, të cilën e shoqëron më diçiturën: “-47 drejt ndryshimit, bashkë në 25 prill”.

Listën e kandidatëve të LSI-së për deputetë në Tiranë, e kryeson vetë kryetarja e kësaj force politike Monika Kryemadhi. Ajo kandidon gjithashtu edhe në dy qarqe të tjera: në Fier e në Elbasan.

Kandidatët e LSI-së në Tiranë: Monika Kryemadhi, Erisa Xhixho, Petrit Vasili, Klajda Gjosha, Përparim Spahiu, Edmond Haxhinasto, Floida Kërpaçi, Nora Malaj, Klevi Pojana, Silva Caka, Besnik Jakaj, Aldi Fusha, Eriona Bixha, Faik Basha, Blerdi Liçaj, Petrit Bara, Viron Bezhani, Esmeralda Demiraj, Arben Muçaj, Sokol Ponari, Elona Dhima, Etion Joka, Lemi Muçaj, Melisa Cahani, Vojo Bregu, Agron Karaj, Sara Kau, Ardian Hasalami, Denis Hidri, Iva Çarçiu, Erald Kaja, Klodian Doka, Nikoleta Peti, Alert Zhurda, Arben Rroko, Brisida Shehaj.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *