Vendosni fjalën kyçe....

Ralf Gjoni konfirmon se nuk do të kandidojë: Nuk e ndjej veten të fortë të garantoj numërimin e votës sime



Deputeti Ralf Gjoni ka konfirmuar sot gjatë fjalës së tij në seancën plenare në Kuvend, se nuk do të kandidojë në zgjedhjet e 25 Prillit.

Ai tha se nuk e ndjen veten të fortë për të garantuar numërimin e votës së tij.

“Me këtë sistem renditje më vjen keq, të nderuar kolegë të opozitës, nuk e ndjej dot veten mjaftueshëm për të garuar në këtë garë dhe këto zgjedhje të vjedhura. Falenderoj forcat e opozitës që më ftuan. Nuk e ndjej veten të fortë për të garantuar numërimin e votës time. Ky sistem do të vjedhës sërish votën. Votën e diasporës e tall dhe e pështynë.”– tha Gjoni.

Ai u bëri dhe një thirrje të pazakonte qytetarëve që të shkojnë në qendrat e votimit dhe të vendosin një kryq në fletën e votimit, për të abstenuar.

“Për ata shqiptarë që unë besoj se janë më të lartë se 2017 unë i ftoj nëse nuk do ia jepni votën forcave të reja, ju ftoj të shkoni të votoni dhe të abstenoni. Futeni një kryq fletëve të votimit. Qytetarët shqiptar duhet të votojnë dhe atë që quhet votë e bardhë, në mungesë të kësaj, shkoni votoni kryq që këta ta kuptojnë se sa shumë shqiptarë janë të mërzitur me këtë klasë politike. Drejtësia do të vijë në këtë vend, me ndihmën e Amerikës dhe ata që e duan Shqipërinë, jam skeptik por besoj se do të ndodhë.”- tha Gjoni.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *