Vendosni fjalën kyçe....

Ndërprerje energjie nesër në Tiranë, zonat që preken e orari


Disa zona në Tiranë do kenë ndërprerje të energjisë elektrike ditën e nesërme.

Koha e ndërprerjes do jetë nga ora 9 e mëngjesit deri në 5 të pasdites.

Rrugët që do preken sipas OSHEE-së janë pjesërisht rruga “Krist Maloki”, pallati “Santara”, rruga ‘Irfan Tomini’, rruga “Rrapo Hekali”e rruga ‘”Besim Alla”.

Njoftimi i OSHEE-së

“Përshëndetje/Njoftim për abonentët #Tiranë

Stakim,  25 gusht

Në kuadër të investimit që po kryhet nga OSSH për mirëmbajtjen e kabinave, nesër 25 gusht, gjatë intervalit kohor 09:00-17:00 do të stakohet energjia pjesërisht në këto zona në Tiranë:

Pjesërisht: Rruga “Krist Maloki” pallati “Santara”, rruga ‘Irfan Tomini’, rruga “Rrapo Hekali”, rruga ‘”Besim Alla”.