Vendosni fjalën kyçe....

Shkon në tre numri i viktimave nga aksidenti në Rrogozhinë, në spital një fëmijë


Ka shkuar në tre numri i viktimave të aksidentit të rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm në Rrogozhinë, ku u përfshinë tre automjete.

Sipas “Report TV”, ka ndërruar jetë edhe drejtuesi tjetër i njërit prej mjeteve, shtetasi Bajram Koni. Ky është edhe bashkëshorti Merushe Konit, e cila ndërroi jetë pak më herët kur ishte rrugës për në spital.

Shoferi tjetër i identifikuar si Tonin Mhilli, ishte oficer në burgun e Peqinit dhe po shkonte në punë mëngjesin e sotëm kur ndodhi aksidenti. Ai ndërroi jetë në vendin e ngjarjes.

I plagosur ka dhe një fëmijë, që ndodhej në makinë me çiftin Koni dhe po merr mjekim në spital.

Si ndodhi aksidenti

Tonin Mbilli po udhëtonte drejt burgut të Peqinit, ku sapo kishte marrë detyrën si specialist komunikimi. Ai po udhëtonte me një mjet tip “Audi” mirëpo automjeti i tij ka dalë nga rruga duke përfunduar në korsinë tjetër në rrethana ende të paqarta.

Si pasojë, “Audi” është përplasur me automjetin tip “Benz” me targa AA 273 NH, ku udhëtonte çifti Koni dhe një fëmijë. Në aksident është përfshirë dhe një mjet tjetër, por pa pasoja për drejtuesin e saj. 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *