Vendosni fjalën kyçe....

Sulmi iranian bllokon shqiptarët në Izrael, mes tyre dhe Drejtoresha e përgjithshme e Turizmit dhe vajza e saj 10 muajshe


Herida Duro, drejtoresha e përgjithshme e departamentit të turizmit në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit së bashku me vajzën e saj të vogël, dhjetë muajsh, janë disa nga shqiptarët që ndodhen në Tel Aviv të bllokuar për shkak të sulmit me raketa prej Iranit pasditen e djeshme.

Sipas Top Channel, për shkak të anulimit të fluturimit  pas përfundimit të një aktiviteti turistik ato janë akomoduar tashmë në një hotel të sigurt në kryeqytetin izraelit, ku situata tashmë paraqitet e qetë dhe pa panik.

Teksa janë në pritje të fluturimit të radhës të njoftuar për sot në mbrëmje, në vendqëndrimin e tyre po organizohen aktivitete për fëmijët, e për të larguar disi shqetësimin e të rriturve. Këto janë pamjet ekskluzive të siguruara nga Top Channel në plazhin e Tel Avivit të mbipopulluar para sulmit si dhe pamjet e sotme ku kryesisht njerëzit vendas e të huaj janë përqendruar në ambientet e brendshme të strukturave hoteliere.

Bashkë me to është edhe përfaqësuesja e Unionit Turistik Shqiptar Ilda Kasa, e cila është shprehur se është mirë dhe nuk ka vend për frikë se izraelitët janë të mire trajnuar duke ju dhënë udhëzimet e duhura për sigurinë e tyre.