Vendosni fjalën kyçe....

Grushti i shtetit në Mianmar, “YouTube” mbyll kanalet e drejtuara nga ushtria


YouTube ka mbyllur pesë kanale të drejtuara nga ushtria e Mianmarit mes dhunës së vazhdueshme që ka shpërthyer atje, që pas grushtit të shtetit të muajit të kaluar.

Platforma e videove tha të premten se ajo i kishte mbyllur kanalet për shkak të shkeljes së rregullave të saj të komunitetit.

Mianmari është përfshirë nga protestat masive që kërkojnë rrëzimin e pushtetit ushtarak dhe lirimin e udhëheqësve të zgjedhur të cilët janë burgosur. Një tjetër protestues u qëllua për vdekje nga forcat e sigurisë të Premten, në Mandalay, duke e çuar numrin e të vdekurve në të paktën 55.

Kanalet e bllokuara nga YouTube përfshijnë rrjetin shtetëror MRTV (Radio dhe Televizioni i Mianmarit) si dhe Myawaddy Media, MWD Variety dhe MWD Myanmar që janë në pronësi të drejtuesve ushtarakë.

“Ne kemi mbyllur një numër kanalesh dhe kemi hequr disa video nga YouTube në përputhje me udhëzimet tona të komunitetit dhe ligjet në fuqi.”- tha një zëdhënëse e YouTube-it, citon BBC.

Vendimi i YouTube-it për të mbyllur kanalet ushtarake vjen mbi një javë pasi Facebook-u ndaloi të gjitha faqet e drejtuara nga forcat e armatosura të Mianmar. Sipas raporteve nga agjencia e lajmeve Reuters, dhjetra kanale në Mianmar kishin promovuar dezinformimin e zgjedhjeve ndërsa paraqiteshin si media ose programe politike.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *