Vendosni fjalën kyçe....

Kandidati i Vetëvendosjes për Lezhën mbledh firmat dhe i dorëzon në KQZ


Kandidati i Vetëvendosjes për Lezhën, Iliaz Shehu ka mbledhur 3010 nënshkrime për të garuar për një vend në Kuvend në zgjedhjet e 25 prillit.

Shehu do garojë si i pavarur në Lezhë i mbështetur nga Vetëvendosja në Shqipëri.

Në këto zgjedhje edhe dy kandidatë të tjerë garojnë si të pavarur të mbështetur nga Vetëvendosje. Boiken Abazi në Tiranë dhe Kreshnik Merxhani në Gjirokastër janë kandidatët e tjerë.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë!

Të nderuar lezhianë, mirditorë e kurbinas!

Të dashur aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje!

Kam kënaqësinë t’ju njoftoj se sot në KQZ dorëzuam 3010 nënshkrime nga qytetarët për kandidimin tim për deputet në qarkun e Lezhës për zgjedhjet e 25 Prillit, duke e tejkaluar ndjeshëm numrin e nevojshëm prej 1750 nënshkrimeve.

Janë 3010 qytetarë nga Lezha, Mirdita e Kurbini, që më dhanë besimin fillestar, duke më dhënë mbështetje për këtë rrugë që tashmë kemi nisur.

Falenderoj secilin,një e nga një, nga lagjja në lagje, nga fshati në fshat, çdo firmëtar, çdo përkrahës!

Falenderoj gjithashtu edhe çdo aktivist të Lëvizjes Vetëvendosje, që me energjinë e tyre të palodhshme po e bëjnë fushatën si një hyrje në festë, sepse e tillë do të jetë fitorja, i tillë do të jetë ndryshimi!

Na priftë e mbara, në punën e ndershme e fisnike që na pret!

Me respekt,

Iliaz Shehu –

Kandidat i propozuar nga zgjedhësit dhe i mbeshtetur nga Lëvizja VETËVENDOSJE!


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *