Vendosni fjalën kyçe....

Autoritetet amerikane gjejnë 150 fëmijë të zhdukur në Tenesi


Forcat e Policisë në Tenesi kanë gjetur 150 fëmijë të zhdukur, pas një hetimi disa mujor.

Fëmijët ishin të moshave midis tre dhe 17 vjeç, të cilët u gjetën përgjatë muajve janar dhe shkurt.

Pesë prej tyre dyshohet të jenë viktima të trafikimit njerëzor. Çështjet janë ende të hapura për secilin prej tyre. Një fëmijë u shpëtua gjatë një hetimi rrëmbimi, duke rezultuar në arrestimin e një të dyshuari.

“Shpresoj që ky operacion të ndryshojë kursin për  këto 150 jetë dhe t’i çojë ata në rrugën e mundësive që çdo fëmijë meriton.”- tha Tyreece Miller, Marshall i SHBA-ve për Distriktin Perëndimor të Tenesit, citojnë mediet lokale. “Përpjekjet tona duhet t’u shërbejnë gjithashtu si paralajmërim atyre që shënjestrojnë më të prekshmit e shoqërisë, që këta fëmijë nuk harrohen. Hetimet do të vazhdojnë dhe trokitja tjetër në derë mund të jetë për ju. ”

Operacioni, i quajtur Vullnetari i Fortë, filloi në vjeshtën e vitit 2020. Një total prej 240 fëmijëve të zhdukur u identifikuan në të gjithë vendin, duke nxitur përpjekjen e përbashkët nga Byroja e Hetimit në Tenesi (TBI), Shërbimet e Marshallëve të SHBA-ve dhe Departamentin e Shërbimeve të Fëmijëve të Tenesit. Qendra Kombëtare e Fëmijëve të Humbur dhe të Shfrytëzuar gjithashtu siguroi mbështetje.

Përpjekjet për gjetjen e këtyre fëmijëve filluan në janar dhe 150 fëmijë u gjetën brenda dy muajve. Rrethanat e fëmijëve të gjetur ndryshonin shumë, thanë autoritetet. Kishte fëmijë që u larguan nga shtëpia, ata që jetonin me anëtarë të tjerë të familjes dhe të tjerë që përballeshin me abuzime ose shfrytëzime.

Kongresmeni Tim Burchett, i quajti rezultatet e këtij operacioni një “mrekulli“. Zëdhënësi i TBI Josh DeVine tha se përpjekjet për të gjetur 90 fëmijët e mbetur të zhdukur në Tenesi do të vazhdojnë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *