Vendosni fjalën kyçe....

Rama jep shfaqjen e dytë “One man show”: Më 25 Prill zgjidhni mes Drejtësisë dhe Ilir Metës


Kryeministri Edi Rama prezanton sot Programin e tij për Shëndetësinë, por në nisje të fjalës së tij, nuk qëndroi pa përmendur presidentin e vendit Ilir Meta.

Në një shfaqje të tipit “One man show” për të dytën ditë radhazi, Rama u tha shqiptarëve se më 25 Prill nuk do të zgjidhnin mes tij dhe opozitës aktuale, por “mes Drejtësisë dhe presidentit Ilir Meta”.

“Dje folëm për Drejtësinë, kryefjala e këtij kapitulli çështjesh themelore mbi të cilat unë dëshiroj të ndërtojmë në virgjilje të fushatës për 25 Prillin, bazën ku më tej do të ngremë të gjithë argumentat për Shqipërinë e viteve që vijnë. Vizionin ‘Shqipëria 2030′ dhe ‘Planin e veprimit 2021-2025’. Sepse ne nuk jemi një nga partitë në garë, ne jemi forca qeverisëse sot dhe nesër dhe për ne kjo nuk është, por një mundësi për t’ju njohur me planin tonë konkret. Dje thashë se 25 Prilli është një udhëkryq për Drejtësinë dhe më 25 Prill sikurse na ka ndihmuar duhet thënë presidenti aktual që flet dhe në emër të edhe atij presidenti më fatkeq të kësaj Republike, ju do të vendosni nëse do jeni me drejtësinë apo me Ilir Metën, me Reformën në Drejtësi apo me koalicionin KÇK-PD-LSI.”- tha Rama.

Vetëm pas kësaj hyrjeje, Rama nisi të fliste për Shëndetësinë, ndërsa tha se 25 Prilli përveçse një udhëkryq për Drejtësinë ështe edhe një udhëkryq për Shëndetësinë.

“Por 25 Prilli është udhëkryq edhe për shëndetin e shqiptarëve. Në një luftë të egër që zgjat prej një viti tanimë dhe sapo ka hyrë në fazën finale me vaksinimin, armën fituese, sëpatën me të cilën mund të presim hap pas hapi zinxhirin e infektimeve.

Si në asnjë luftë më parë, u sulmua njëkohësisht i tërë planeti dhe u mbyllën në shtëpi të gjithë popujt, e vendeve të mëdha dhe të vogla, të pasura dhe të vafra, të zhvilluara dhe në zhvillim. Armiku i padukshëm sulmoi sistemet shëndetësore të të gjitha shteteve, ekonominë globale e kombëtare e familjare të të gjitha vendeve të botës.

Më persekuton vazhdimisht që prej ditës së parë të kësaj lufte pyetja: Çfarë do të kishte ndodhur nëse ky armik të kishte zbritur këtu 7 vite më parë, apo larg qoftë të na kishte gjetur krejt gafil me sistemin Shën detësor që kishim?” – deklaroi Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *