Vendosni fjalën kyçe....

Basha në Kombinat: Rindërtimi është kthyer në një skemë abuzimi, ne do t’i japim fund


Paraditen e sotme, kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me banorët dhe bizneset në Njësinë Nr.6 në Tiranë, që njihet ndryshe si Kombinati.

Basha u ndal tek çështja e Rindërtimit, duke qenë se Kombinati ka qenë një ndër zonat më të prekura në Tiranë nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019. Ai tha se Rindërtimi është kthyer në një skemë abuzimi vjedhje dhe shpërdorimi.

Por ai i garantoi qytetarët se me ardhjen e tij në pushtet do të ketë ekspertë që do të përshpejtojnë punën.

 “Rindërtimi është kthyer në një skemë abuzimi, vjedhje dhe shpërdorimi. Kjo është arsyeja kryesore dhe arsyeja e vetme pse njerëzit po vuajnë. Se këta edhe rindërtimin e kanë parë si një mundësi për të vjedhur njerëzit. Si një mundësi për të mbush xhepat e tyre. Unë ju garantoj që qeverisja e ardhshme do të ketë ekspertë që do të përshpejtojnë dhe do t’i japin fund procesit të zvarritur të të gjithë familjeve të dëmtuara nga tërmeti sipas kërkesave të tyre, jo sipas planeve të oligarkëve dhe të hajdutëve. Prandaj 25 prilli është një ditë ndryshimi për të gjithë dhe është një ditë fitoreje edhe për familjet e goditura nga tërmeti. Ne do të bëjmë procesin transparent, do ta përshpejtojmë. Ne do t’i japim fund kalvarit tuaj të vuajtjeve.”-tha Basha gjatë bisedës me qytetarët e Kombinatit.

Kryetari i PD-së tha se ai ndryshe nga kryeministri Edi Rama, nuk premton për fushatë por vjen me “një plan angazhimesh konkrete” për t’i realizuar pas 25 prillit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *