Vendosni fjalën kyçe....

Ministri Britanik i Financave njofton rritjen në 25% të taksës për korporatat


Ministri britanik i Financave Rishi Sunak njoftoi të mërkurën se Taksa e Korporatës në Mbretërinë e Bashkuar do të rritet në 25% në prill 2023 ndërsa qeveria kërkon të rivendosë financat publike si pasojë e pandemisë Covid-19.

Në deklaratën e tij të Mërkurën, Sunak tha se ndryshimet do të hyjnë në fuqi pasi Zyra për Përgjegjësinë e Buxhetit pret që ekonomia të kthehet në nivelin e saj para-Covid.

“Së dyti, jemi duke mbrojtur bizneset e vogla me fitime prej 50,000 £ ose më pak, duke krijuar një Normë të Fitimeve të Vogla, të mbajtura me normën aktuale prej 19%,” i tha Sunak Dhomës së Komunave.

“Kjo do të thotë që rreth 70% e kompanive – 1.4 milion biznese – do të jenë plotësisht të paprekura.”

Ligji i ri do të tatojë me normën e plotë 25% vetëm kompanitë me fitime më shumë se 250,000 paund në vit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *