Vendosni fjalën kyçe....

Shtyhet komisioni i Reformës Zgjedhore, Gjiknuri harron ata brenda, ftesë opozitës jashtë


Me 75 vota pro, Kuvendi ka miratuar vetëm me votat e shumicës shtyrjen e afatit të Komisionit të Reformës  Zgjedhore.

Kurse 14 deputetët e opozitës të pranishëm në sallë, votuan kundër shtyrjes së këtij afati.

Ish-ministri i Infrastrukturës, Gjiknuri, në fjalën e tij tha se fton opoizitën të bëjë propozimet e veta lidhur me këtë reformë të rëndësishme pavarësisht vendimit të saj për djegien e mandateve.

“Ne jemi duke e ftuar opozitën për të ndërmarrë bashkë Reformën Zgjedhore. Ne jemi të gatshëm që të ftojmë opozitën që të vijë në Komision, të marrë pjesë, pavarësisht se ka djegur mandatet, për të përmbushur atë që ata kanë artikuluar se e dëshirojnë. Opozita ka të drejtë të ketë një bashkë-kryetar në Komision dhe po e respektojmë njësoj si deputetët që janë në Kuvend.” – tha ai.

Ish-ministri shtoi se nuk zgjedhjet e ardhshme të qershorit do bëhen me Kodin e vjetër pasi nuk ka kohë për ndryshime, megjithatë përsëriti ftesën ndaj opozitës që të sjellë propozimet e saj deri në datën 5 maj.