Vendosni fjalën kyçe....

KQZ zyrtarizon rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë: Vetëvendosja e Albin Kurtit kryeson me gati 50% të votave


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka shpallur sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 14 shkurtit.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka njoftuar se fituese e zgjedhjeve të 14 shkurtit ka dalë Lëvizja Vetëvendosje me 438 mijë e 334 vota.

E thënë ndryshe me përqindje, LV prin me 49.95%, pra gati 50%. E dyta vjen Partia Demokratike me 16.9 %, më pas Lidhja Demokratike e Kosovës me 12.64 % dhe dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 7.07 %.

Në konferencën e sotme për mediet, Daka tha se pjesëmarrja e qytetarëve në këto zgjedhje ka qenë 48.78%.

Daka shtoi se LVV do të ketë 58 deputetë, PDK do t’i ketë 19 deputetë, LDK do t’i ketë 15 deputetë, AAK do t’i ketë 8 dhe Lista Serbe 10 deputetë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *