Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Nëse s’e justifikoj mandatin e tretë, mund ta rishikoni vendimin pas 4 vitesh


Në fjalën e tij gjatë prezantimit të Programit për Drejtësinë, kryeministri Edi Rama u bëri thirrje qytetarëve që të votojnë më 25 Prill për të, me qëllim për të mbrojtur Reformën në Drejtësi.

Madje u shpreh se nëse nuk do e justifikojë mandatin e tretë, qytetarët mund ta rishikojnë vendimin e tyre. E ndërkohë ai nuk ka përmbushur ende as premtimet e mandatit të parë dhe të dytë.

“Në mbyllje të këtij mesazhi, unë dua t’u them të gjithë të pakënaqurve, të gjithë të pavendosurve, të çdo kahu dhe bindjeje se më 25 Prill, më shumë se për çdo gjë tjetër do të vendoset për Fatin e Drejtësisë.

Fatin e Drejtësisë i cili dukej i shënjuar njëherë e mirë, deri kur ne ndërmorëm me kurajo rrugën me plot të panjohura të kësaj reforme. Do të vendoset për si do e kenë fytyrën nesër gjykatat dhe prokuroritë, jo vetëm katër vitet e ardhshme porn ë dekadat e ardhshme.

Dhe në këtë pikë, tek Drejtësia zgjedhja është më e qartë se në çdo pikë tjetër, sepse tek drejtësia ndarja mes palëve është më e thellë, më e qartë dhe më e prerë se kudo tjetër. Tek drejtësia nuk ka më mirë dhe më keq si të gjitha fushat e tjera kur bën krahasimin mes palëve. Tek Drejtësia ka ose shumë mirë, ose shumë keq.

Nëse ne nuk do e justifikojmë mandatin e tretë, pas katër vitesh ju mund ta rishikoni vendimin tuaj.

Por nëse ju nuk e justifikoni me pjesëmarrjen tuaj, nevojën e Drejtësisë së Re për mbrojtjen tuaj sot,  atëhere ky fëmijë sapo ka lindur pas aq shumë vitesh të stërmundimshme, do të ketë vdekur vetëm pas katër vitesh.”– deklaroi Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *