Vendosni fjalën kyçe....

Stafi i fushatës së Trump shpall fitoren në Pennsylvania


Shefi i fushatës zgjedhore të presidentit amerikan Donald Trump, Bill Stepien, tha se kanë korrur fitore në shtetin Pennsylvania.

Duke folur për gazetarët, Stepien tha se Trump ka treguar një performancë më të mirë në Pennsylvania sesa në vitin 2016 dhe se votat e tij janë ende në rritje.

“Kemi besim të lartë në ruajtjen e diferencës sonë fituese me shifra edhe më të mëdha. Në të vërtetë, ne shpallim fitoren tonë në Pennsylvania. Ajo nuk bazohet vetëm në ndjenjat dhe në brendësinë tonë, por në matematikë”, tha Stepien.

Duke përsëritur se është i bindur se edhe presidenti Trump dhe nënpresidenti Mike Pence gjithashtu do të deklarojnë fitoren në Pennsylvania, Stepien tha: “Bazuar në të dhënat që kemi, probabiliteti që diferenca e votave të mbetet mbi 100 mijë është 70 për qind dhe probabiliteti për të mbetur mbi 150 mijë është 50 për qind”.

Në Pennsylvania, deri tani janë numëruar 85 për qind e votave dhe Trump shfaqet në epërsi përpara kandidatit demokrat Joe Biden me rreth 300.000 vota.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *