Vendosni fjalën kyçe....

Programi i PD-së, Rushaj: Anulojmë koncesionet e ulim çmimin e energjisë për 710 mijë familje. Koalicioni maksimizon votat


Kreu i fushatës së Partisë Demokratike, Alfred Rushaj, ka folur sot për një sërë çështjesh duke nisur nga arritja e marrëveshjes për koalicionin e gjerë opozitar të firmosur dy ditë më parë.

Në një intervistë në Syri TV, përfaqësuesi i PD-së tha se negociatat janë zhvilluar të shtrira në kohë dhe se marrëveshja përfshin punën e të gjitha partive që marrin pjesë me synim maksimizimin e votës.

Lidhur me dorëheqjen e Bamir Topit si kryetar i FRD-së, Rushaj tha se bëhet fjalë për një çështje të brendshme të forcës politike në fjalë.

“Negociatat morën kohën e vet dhe secila parti mori kohën e vet. Jo çdo gjë ishte çështje sekondash dhe minutash. Pati negociata me mirëbesim, me diskutime se si mund të arrihet maksimizimi i votës se sa për ndarjen e vendeve. Maksimalizimi i votës ka 2 aspekte. Mesazhi politik dhe organizimi në terren. Të gjitha struktuara në terren po bashkëpunojnë për të sjellë të gjithë votuesit. Në pikepamjen e mesazhit të gjithë janë kundër Ramës dhe të gjithë bashkohen me mesazhin. Nuk është fiksuar çdo lloj pozicioni në listë. Gjatë javës në vijim do të saktësohet numri dhe emrat. Me aleatët janë diskutime se si do të arrihet puna në terren për maksimalizimin e votës. Cdo parti ka veçantinë e vet.” – theksoi Rushaj.

Ai tha më tej se PD-ja ka një plan teknik të detajuar për realizimin e programit të saj, ndërsa kryeministri Rama që komandon qeverinë nuk ka asnjë program dhe s’i ka mbetur gjë tjetër veç të bëjë batuta me programin e PD-së.

“Unë dua të bëj diferencën. Ne jemi në opozitë dhe kemi bërë një plan teknik të detajuar se çfarë do te bëjmë dhe kur do të bëhen. Ndërkohë Rama është në qeveri dhe akoma nuk ka një program. Atij nuk i ka mbetur gjë tjetër vetëm të kundërshtojë programin tonë me batuta. Kjo është një përpjekje e dëshpëruar për të hedhur baltë dhe të vendosë një njolleë në pritshmëriteë e njerëzve tek programi i PD-së.” – tha Rushaj.

Lidhur me programin e PD-së për energjinë, përfaqësuesi i PD-së tha se plani i hollësishëm do mundësojë uljen e çmimit të energjisë elektrike për më shumë se 710 mijë familje shqiptare, në një masë që pritet të shkojë deri në 8500 lekë të reja në vit.

Rushaj ironizoi kryeministrin Rama lidhur me bursën e energjisë duke thënë së e ka ngritur atë vetëm në 3D.

“Çfarë ne kemi thënë është që për 710 mijë familje shqiptare do të ulim çmimin e energjisë me mbi 20%. Unë di që qytetaret do të kenë nga 10 mijë lekë deri në 85 mijeë lekeë më shumë në vit. Per 710 mije familje shqiptare eshte rritur çmimi i energjisë. 20 milionë euro që shteti i ka borxh Kompanisë së Shpërndarjes dhe askush nuk shkon në burg ndërsa një pensionist që nuk i paguan dot, është në burg. Rama e ka ngritur bursën vetëm ne 3D. Bursa e Tiranes ka që në vitin 1990 që është ngritur dhe për këtë nuk ka asnjë transaksion.” – vijoj Rushaj.

Në fund ai shpjegoi edhe faturën e programit të PD-së duke theksuar se ajo shkon në 400-500 milionë euro. Rushaj theksoi se programi do ketë dy pjesë, atë të masave ekonomike dhe atë të përmirësimit të klimës së biznesit.

Lidhur me koncesionet, përfaqësuesi i PD-së tha se ato do anulohen dhe paratë do rikthehen në buxhet për t’u përdorur.

“Programi eshte 100% i realizueshëm. Fatura shkon diku nga 400-500 milionë euro. Programi ka 2 pjesë, pjesën e masave ekonomike dhe pjesa që ka të bëjë me përmirësimin e klimës së biznesit. Unë dua t’ju them se PD është e angazhuar t’i anulojë koncesionet. Fatura e korrupsionit për shkak të tenderave shkon 250-300 milionë euro. Shpenzimet e luksit shkojnë 50-60 milionë euro.  Vetem duke rialokuar buxhetin do të realizohen të gjitha gjërat që përmendëm. Ne do të sjellim në buxhetin e shtetit paratë që në mënyreë të pandershme i janë marrë këtij buxheti. Diçka e tille ka gjasa të ndodhi brenda 6 mujorit të parë, sepse një pjeseë e rishikimit të kontratave është bërë.” – deklaroi Rushaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *