Vendosni fjalën kyçe....

Videoja e kokainës, SPAK-u thërret për të dëshmuar gazetarin Artan Hoxha


SPAK-u ka thirrur për të dëshmuar gazetarin Artan Hoxha lidhur me videon e publikuar një ditë më parë ku pretendohet se shfaqej kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla duke thithur kokainë në një mjedis publik.

Në publikimin e videos, Hoxha, tha se nuk kishte asnjë dyshim se persnoni në video ishte Alla duke thënë se ajo ishte më e gjatë nga sa ishte publikuar dhe se ishte kërcënuar për mospublikimin e saj.

Alla e ka mohuar me forcë se është personi që shfaqet në video, duke thënë se ka qenë në dijeni të saj dhe se nuk mund të shantazhohet nga askush.

Ai ka theksuar se sot do padisë Ervin Salianjin e PD-së, pasi sipas tij, materiali i shfaqur është video-montazh.