Vendosni fjalën kyçe....

Policia e Kosovës aksion tek Ministria e Bujqësisë, arrestohen 4 zyrtarë (PAMJET)


Policia e Kosovës ka kryer një operacion këtë mëngjes për arrestimin e katër zyrtarëve të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, duke bastisur edhe zyrat e Ministrisë së Bujqësisë.

Sipas medieve në Kosovë, arrestimi i tyre lidhet me dyshimet për marrje ryshfeti në vazhdimësi për ndarje të subvencioneve.

Besohet se është arrestuar ushtruesi i detyrës së kryeshefit të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, Agim Nuha dhe disa zyrtarë të tjerë.

Policia vetëm ka konfirmuar se është duke zhvilluar aksion në disa lokacione të Kosovës, ndërsa nuk ka dhënë më tepër detaje.

“Mund të konfirmojmë se, Policia e Kosovës është duke e realizuar një operacion policor në disa lokacione, në rajone të ndryshme. Informacione shtesë mund të jipen pas përfundimit të operacionit policer.”– ka thënë zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani.

Brenda Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë janë sekuestruar një sërë dokumentesh. Aksioni i Policisë po zhvillohet dhe në komunat e Istogut dhe Gjilanit, mirëpo ende nuk ka informacione zyrtare të cilat pritet të bëhen me dije më vonë gjatë ditës nga policia./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *