Vendosni fjalën kyçe....

Meta për vlerësimin e DASH-it ndaj Dvoranit: Fletë Lavdërimi si ato të Partisë së Punës


Presidenti Meta e ka quajtur fletë lavdërimi si të kohës së diktaturës në Shqipëri vlerësimin e djeshëm nga Departamenti Amerikan i Shtetit ndaj ish-kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani.

Teksa sqaroi arsyet e kthimit të ligjit për zgjatjen e koncesionit të Rinasit nga Kuvendi, Meta u pyet lidhur me çështjen e Dvoranit.

Ai tha se vlerësimi në fjalë është si fletët e lavdërimit që merrte Partia e Punës kur shqiptarët vdisnin për bukë.

“Dua t’i them meqënëse dje ka nxjerrë një fletë lavdërimi për anti-korrupsionin e tij, kjo nuk më habit përpjekja për t’u vetëlavdëruar dhe i Ramaformës, kjo është kapja e shtetit, kjo është shpk. Në një ditë e patë se çfarë ka ndodhur 26 ka ndodhur marrëveshja në Kamëz, në 27 e ka miratuar qeveria në Kuvend, ndërkohë që nuk është ky nxitim që të nxjerrin 3 borëpastruese. Këto janë si fletët e lavdërimit që merrte Partia e Punës kur shqiptarët vdisnin për bukë në Shqipëri.” – tha Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *