Vendosni fjalën kyçe....

Shkarkohet nga detyra anëtari i KLP-së, Gentian Osmani


Gentian Osmani, anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe prokuror i Krimeve të Rënda është shkarkuar ditën e sotme nga Kolegji i Posaçëm i Kualifikimit.

Osmani ka qenë ish-prokuror i çështjes Tahiri si dhe prokuror i çështjes së audiopërgjimit ndaj Agron Xhafajt, vëllait të ish-ministrit Fatmir Xhafaj.

Para pak ditësh në një material audio Osmani u dëgjua teksa bisedonte në telefon me Alfred Alizotin, person që ishte pjesë e dosjes të cilën po e hetonte.

Në arsyetimin e saj KPA-ja ka deklaruar se 99% e gjetjeve të ONM-së në lidhje me pasurinë e Osmanit kanë qënë të pabazuara, por ajo që e ka fundosur, kanë qënë pikërisht deklarimet për vitet 2011-2013.

Në këto vite sipas KPA-së, Gentian Osmani nuk ka arritur të justifikojë shpenzimet dhe kursimet.

Ai u konfirmuar në detyrë nga KPK-ja por pas ankimimit të Komisionerit Publik, çështjen e mori në shqyrtim KPA-ja, që e ka thënë fjalën e saj sot. /Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *