Vendosni fjalën kyçe....

Humb jetën minatori në Bulqizë


Një minator ka humbur jetën në minierën e Bulqizës.

Ngjarja ka ndodhur në një galeri në Zonën D ndërsa punonjësi që ka humbur jetën është 49-vjeçari, Fiqiri Karaj.

Dyshohet se viktima është goditur nga një masiv gurësh, gjë që ka rezultuar fatale për të.

Njoftimi

“Rreth orës 12.10, Policia e Bulqizës ka marrë njoftim se në galerinë e një miniere kromi,  dyshohet se gjatë punës  është aksidentuar dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi F. K., 49 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, po kryen veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *