Vendosni fjalën kyçe....

Paloka vizitë në një familje në çadër në Durrës, kryefamiljarja: Vetëm në muajin shkurt përfitova qiranë


Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka vizitoi sot një familje në Durrës e cila ndodhej në kushte të vështira ekonomike. Shpresa Guçe kryefamiljare, prej më shumë se një viti jeton në çadër bashkë me mbesën e saj 4-vjeçare dhe të bijën.

Gjatë bisedës ajo theksoi se vetëm në muajin shkurt të 2021 ka përfituar një bonus qiraje.

Shpresa tregoi se ka probleme shëndetësore kostot e të cilave nuk mund t’i përballojë pasi i kërkojnë të paguajë për ndërhyrjen kirurgjikale që i nevojitet. Ajo tha se deri më tani ndërhyrjen e ka shtyrë duke blerë ilaçe.

Paloka theksoi se Rama premtoi 8 vite më parë shëndetësi falas për të gjithë, por nuk bëri asgjë.

Rama premtoi 4 vite më parë të ulë koston e jetesës dhe kosto e jetesës veçse është rritur. Tani ai po bën premtime të tjera boshe. Është koha për ndryshim.

Si rrjedhojë e varfërisë, Shpresa tregon se i biri është rrugëve dhe po përpiqet dëshpërimisht të gjejë mënyrën për t’u larguar me patjetër nga Shqipëria”-tha Paloka.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *