Vendosni fjalën kyçe....

Aktivisti i VV: Doni ta shkatërroni VetëVendosjen? Po ua them falas si të arrini qëllimin


Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Zaimi, ka ‘këshilluar’ partitë politike në Shqipëri si të ndalojnë rritjen e saj.

Në një status në Facebook, Zaimi shkruan se nëse partitë duan të ndalin rritjen e VV-së, duhet të largojnë të korruptuarit, të heqin dotë nga shpifjet, të bëhen konstruktivë në qëndrime e racionalë në kritika.

Në këtë mënyrë, shkruan ai me jo pak doza ironie, puna e partive në Shqipëri do nisë të ecë mbarë.

Reagimi i Zaimit vjen një javë pas fitores së thellë të Lëvizjes Vetëvendosjes në zgjedhjet në Kosovë, duke lënë shumë pas vetes partitë tradicionale si LDK e PDK.

“Nëse doni ta ndalni rritjen e VV, merreni këtë këshillë dashamirëse: largojini të korruptuarit prej partive tuaja, hiqni dorë nga shpifjet dhe goditjet nën brez, bëhuni konstruktivë në qëndrime dhe racionalë në kritika, dhe do të shihni se do të nisë puna t’ju ecë mbarë. Partitë e kriminelëve, abuzuesve dhe shpifësve janë ide e mbyllur në shekullin e kaluar.” – shkruan Zaimi në Facebook.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *