Vendosni fjalën kyçe....

Deputeti gjerman: Të liberalizohen tani vizat për Kosovën


Në 13-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, deputeti gjerman Peter Beyer i cili konsiderohet dhe si njeri i afërt me kancelaren Angela Merkel, i bëri thirrje Bashkimit Europan që të liberalizojë vizat për këtë shtet.

Ai thotë se nuk duhet të ketë më justifikime të padrejta nga BE-ja.

Beyer i cili është dhe Raportuesi për Kosovën në Këshillin e Evropës, shkruan në një postim në Facebook: “Siç kishte thënë ambasadori Prof. Wolfgang Ischinger: ‘Ok, le ta bëjmë tani! Liberalizimi i vizave për të gjithë qytetarët e Kosovës është një premtim i parealizuar i BE-së. Duke e stërzgjatur – besueshmëria e BE vihen në rrezik!’ – me të cilin jam plotësisht dakord dhe vazhdoj duke thënë: Nuk ka më justifikime të kota. Liberalizimi i vizave tani!”

Peter Beyer është anëtar i Bundestagut gjerman dhe Koordinator Transatlantik i Qeverisë Federale të Gjermanisë, si dhe pjesë e Grupit parlamentar të CDU / CSU. Ai është dhe Raportuesi për Kosovën në Këshillin e Evropës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *