Vendosni fjalën kyçe....

Të rinjtë në Dibër shtyjnë makinën mes borës për të çuar të moshuarën në kohë në spital, ajo vdes rrugës (VIDEO)


Një grup të rinjsh janë përpjekur t’i vijnë në ndihmë një gruaje të moshuar, e cila ishte e sëmurë dhe duhej të dërgohej në spital, por dëbora kishte bllokuar rrugën.

Ky episod ka ndodhur në fshatin Limaj në Dibër, ku siç e tregojnë pamjet e publikuara nga televizioni “ABC News”, të rinjtë fillimisht e shtyjnë makinën dhe më pas me anë të disa lopatave përpiqen të hapin rrugën në mënyrë që ajo të kalojë.

Por terreni malor nuk i ka lejuar të bëjnë përpara pavarësisht të gjitha përpjekjeve. Për fat të keq e moshuara nuk ka mbërritur në kohë në spital pasi ka ndërruar jetë rrugës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *