Vendosni fjalën kyçe....

Ngrica në gjithë qarkun, Emergjencat Civile informojnë për situatën në Elbasan


Qarku i Elbasanit është një ndër qarqet kryesore ku moti i ftohtë ka shkaktuar probleme me qarkullimin.

Emergjencat Civile kanë lajmëruar qytetarët lidhur me situatën në segmentet kryesore të këtij qarku, ku bëhet me dije se tanimë në segmentin Qukës-Pishkash, qarkullimi kryhet pa zinxhirë.

Ndërkohë në aksin rrugor Elbasan –Gjinar ka akoma disa vende që ka prani ngricash e po hidhet kripë nga firma kontraktuese. Qarkullimi këshillohet me zinxhirë.

Situata në Elbasan

Gjate natës, qarku i Elbasanit është gjendur në temperatura të ulëta nën zero gradë, gjë që ka bërë që të kemi ngrica të forta në të gjithë qarkun.

Në aksin rrugor Elbasan – Qafë Thanë është përmirësuar segmenti Qukës-Pishkash pas hedhjes se kripës nga firma kontraktore dhe qarkullimi kryhet pa zinxhirë.

Në aksin rrugor Elbasan – TEG, qarkullimi funksionon rregullisht pa zinxhirë.

Ne aksin rrugor Elbasan –Gjinar ka akoma disa vende që ka prani ngricash e po hidhet kripë nga firma kontraktuese. Qarkullimi këshillohet me zinxhirë.

Ne aksin rrugor Cërrik-Gramsh ka pasur ngrica në kthesa të forta. Është hedhur kripë e qarkullimi kryhet pa zinxhirë.

Në aksin rrugor Librazhd-Steblevë po punohet për hapjen e segmentit Fushë Studen-Klenjë. Qarkullimi me zinxhirë.

Përsa i përket rrugëve rurale, po punohet në të 7 bashkitë për hapjen e akseve të bllokuara.

Në bashkinë Elbasan kanë dalë mjetet dhe punonjësit e po kryhet hedhja e kripës në rrugët e brendshme dhe në disa trotuare kryesore të qytetit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *