Vendosni fjalën kyçe....

Ndëshkohen për maskën e lëvizjet pas orës policore 2667 qytetarë, nga 1 milion lekë gjobë për 6 lokale


2594 qytetarë në mbarë vendin janë ndëshkuar me nga 3 mijë lekë të reja gjatë fundjavës pasi janë kapur pa maskën mbrojtëse.

2263 prej tyre janë kapur duke ecur në rrugë pa maskë kurse 331 të tjerë duke lëvizur në makinë me persona jashtë rrethit familjar pa maskë ose në mjetet e transportit publik.

63 drejtues mjetesh janë ndëshkuar pasi janë kapur duke lëvizur pas orës 20:00 pa arsye të domosdoshme. Gjatë fundjavës janë gjobitur me nga 1 milion lekë të reja gjashtë administratorë lokalesh pasi sipas policisë janë kapur duke e ushtruar veprimtarinë në shkelje të rregullave të vendosura lidhur me pandeminë Covid-19.

Po kështu janë ndëshkuar me nga 10 mijë lekë të reja 73 persona të cilët janë kapur duke lëvizur në këmbë pas orës 20:00 pa arsye të domosdoshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *