Vendosni fjalën kyçe....

Ekzekutimi brenda makinës “BMW X5” i Ritvan Ramazanit në Shkodër, publikohen pamjet (Video)


Janë publikuar pamjet e ekzekutimit të Ritvan Ramazanit në Shkodër.

Siç shfaqet nga pamjet e publikuara nga Ora News, Duel Mehmedaj zbret nga një makinë tip ‘Mercedes-Benz’ e pasi i afrohet makinës së Ramazanit, një ‘BMW X5’, zbraz karikatorin e automatikut ndaj tij.

Sipas dëshmisë së njërit prej të arrestuarve për ngjarjen por edhe sipas pamjeve filmike, i pari që ka qëlluar me pistoletë ka qenë Ramazani e më pas është përgjigjur Mehmedaj.

Ngjarja e rëndë ndodhi pranë një karburanti në 28 nëntor të vitit 2020, ku Ramazani u qëllua me breshëri automatiku. I ndaluari i vetëm për krimin e rëndë është Milkjor Gjoka, ndërsa dy vëllezërit Mehmedaj që akuzohen për ekzekutimin e Ramazanit janë shpallur në kërkim nga policia.

Autori i dyshuar i vrasjes së Ramazanit është Duel Mehmedaj ndërsa Gjoka dhe vëllai tjetër, Hydajet Mehmedaj akuzohen si bashkëpunëtorë.

(Video Credit: Ora News)


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *