Vendosni fjalën kyçe....

Shefi i sigurisë së “Apple”-it akuzohet për ryshfet


Kreu i sigurisë globale të kompanisë së “Apple” është akuzuar për ryshfet. Siç shkruan BBC, Thomas Moyer akuzohet se ka ofruar ryshfet në formën e iPad-ve me vlerë 70,000 dollarë në mënyrë që të marrë katër licensa për armë zjarri.

Akuzat u ngritën të hënën nga një juri në Kaliforni.

Dy oficerë policie nga Santa Clara, janë akuzuar gjithashtu. Ata akuzohen se kanë kërkuar ryshfet për t’i dhënë Moyer-it licencat e armëve të zjarrit të fshehura. Ndërsa Moyer akuzohet se ka ofruar ryshfet për t’i marrë ato.

Sipas ligjit, është krim të mbash një armë zjarri të fshehur pa licencën specifike. Qarku i Santa Clara pretendon se nënsherifi Rick Sung e vonoi dhënien e lejeve, derisa Moyer ra dakord të dhuronte disa iPad me vlerë 70,000 dollarë për zyrën e sherifit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *