Vendosni fjalën kyçe....

Bllokimi i rrugës Milot-Lezhë pas reshjeve të borës, prokuroria nis hetimin ndaj kompanisë private


Prokuroria e Lezhës ka nisur hetimin ndaj kompanisë ‘Geci’, lidhur me mirëmbajtjen e superstradës Milot-Balldre.

Hetimi vjen pas bllokimit të kësaj rruge pardje, pas borës që përfshiu një pjesë të mirë të vendit.

Kompania akuzohet për shpërdorim detyre, pasi sipas Sektorit të Qarkullimit Rrugor dhe Krimit Ekonomik në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, ajo nuk kishte marrë masat e duhura për mirëmbajtjen e rrugës, që u bllokua për disa orë pasditen e së shtunës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *