Vendosni fjalën kyçe....

Kuvendi rrëzon dy dekretet e Metës, miraton dy projektligje e dy projektvendime


Kuvendi rrëzoi në seancën e sotme dy dekrete të presidentit Meta. Sipas njoftimit të Kuvendit bëhet fjalë për kthimin e ligjit ‘Për taksat kombëtare’ si dhe ligjin ‘Për miratimin e niveleve të tarifës doganore’.

Gjatë seancës së sotme u miratuan dy projektligje e dy projektvendime. Dy projektligjet e miratuara ishin: Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 173/2014 “Për disiplinën në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë” dhe projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 44/2012 “Për shëndetin mendor” të ndryshuar””.

Dy projektvendimet e miratuara nga seanca e sotme plenare ishin: Projektvendimi “Për miratimin e fondit për financimin e partive plesëmarrëse në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021” dhe projektvendimi “Për shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar të projektligjit “Për Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore”.