Vendosni fjalën kyçe....

Sherr me sende të forta në Kukës/Arrestohen babë e bir pasi plagosën bashkëfshatarin, ai u dhunoi familjaren


Një person ka mbetur i plagosur në fshatin Gjinaj të Hasit, pasi është goditur me mjete të forta. I plagosuri është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë, për shkak të dëmtimeve të rënda që ka marrë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Lidhur me ngjarjen policia ka arrestuar dy persona, babë e bir, banorë në të njëjtin fshat me të plagosurin.

Janë të paqarta rrethanat e këtij konflikti, ku dhe i plagosuri është proceduar penalisht pasi ka goditur me mjete të forta bashkëshortin e dhunuesit të tij, e cila gjithashtu ka përfunduar në spital.

NJOFTIMI I POLICISË

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Has bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

  1. B. dhe A. B. (babë e bir), banues në fshatin Gjinaj.

Në fshatin Gjinaj, shtetasit M. B. dhe A. B. dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, e kanë goditur me mjet të fortë, duke e plagosur rëndë shtetasin H. D., banues në fshatin Gjinaj, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, në Spitalin e Traumës Tiranë.

Në vijim të veprimeve u procedua në gjendje të lirë edhe shtetasi H. D., për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, pasi gjatë konfliktit ka goditur me mjet të fortë bashkëshorten e shtetasit M. B., shtetasen F. B., e cila ndodhet në spitalin e Kukësit, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim dhe “Dëmtime të tjera me dashje”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *