Vendosni fjalën kyçe....

Vrasja në Dukagjin, arrestohet i afërmi i viktimës


Arrestohet një person i dyshuar për vrasjen që ndodhi një ditë më parë në Dukagjin.

Sipas “BalkanWeb”, i arrestuari është kushëriri i viktimës (djali i djalit të xhaxhait), si dhe janë shoqëruar babai dhe vëllai i tij.

Policia nuk e jep emrin e të arrestuarit, por ishte pikërisht ai me babanë dhe vëllanë e tij, që lajmëruan se kishin gjetur të pajetë 55-vjeçarin, Lazër Arraj.

Ditën e djeshme Lazër Arraj kishte shkuar në fshat, për të mbledhur ushqimet e dimrit. Por teksa ka qenë duke transportuar me kuaj disa produkte ushqimore nga arat e fshatit drejt rrugës kryesore të makinave, është qëlluar për vdekje me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 12:00, në fshatin Shosh, në Shkodër.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *