Vendosni fjalën kyçe....

Nga Shkodra në Pukë për të kultivuar kanabis, arrestohet 26-vjeçari


Policia ka arrestuar një 26-vjeçar në fshatin Mogurush të Pukës, pasi dyshohet për kultivim të lëndëve narkotike.

I arrestuari është shtetasi me iniciale G.M, banues në Shkodër, i cili sipas policisë u kap me 170 kubikë lëndë narkotike.

“Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Pukë në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative dhe si rezultat i kontrollit të pandërprerë të territorit, u arrestua në flagrancë shtetasi G. M. 26 vjeç, lindur në fshatin Ukth, Pukë dhe banues në Shkodër.

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të territorit, në afërsi të banesës në fshatin  Mogurush, Pukë, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 170 kubikë me fidanë të dyshuar kanabis sativa

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë për veprën penale të ‘Kultivimi i bimëve narkotike’.”, thuhet në njoftimin e policisë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *