Vendosni fjalën kyçe....

Manastirliu: Për çfarë punoj unë, për çfarë punon Erjoni. Ne gëzojmë kur të tjerët janë mirë


Teksa fliste në takimin e organizuar nga kryebashkiaku Veliaj mnë Njësinë 9 në kryeqytet, ministrja e Shëndetësisë, Manastirliu, e vlerësoi lart punën e bërë nga Veliaj duke i ftuar qytetarët që ta mbështesin atë dhe PS-në në zgjedhjet e 25 prillit.

Manastirliu theksoi gjatë fjalës së saj se ajo, Veliaj dhe personat e pranishëm në takim nuk punonin për veten e tyre por një jetë më të mirë jo për vete por shqiptarët.

“Për çfarë punojmë ne. Për çfarë punoj unë. Për çfarë punon Erjoni. Ne punojmë për të pasur një jetë më të mirë. Një jetë më të mirë jo për vete mo, se nuk gëzon njeriu për vete. Unë gëzoj kur të tjerët gëzojnë. Ne gëzojmë kur të tjerët janë mirë. Çdo shqiptar është i rëndësishëm për ne. Ne nuk punojmë për vete. Punojmë për të pasur njerëz më të mirë. Janë ca pak që gëzojnë vetëm kur gëzojnë vetë. Nuk jemi ne nga këto. Ne gëzojmë kur gëzojnë njerëzit. Jemi këtu për të shërbyer. Për të pasur vëmendjen te njerëzit. Ata kujtojnë se shqiptarët janë budallenj. Ne i çmojmë shqiptarët për zgjuarsinë dhe e dimë se do bëjnë zgjedhjen e duhur.” – tha Manastirliu ndër të tjera.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *