Vendosni fjalën kyçe....

Atalanta fiton ndaj Napolit dhe kalon në finale të Kupës të Italisë


Atalanta ka fituar me rezultat 3-1 kundër Napolit për të kaluar në finale të Kupës së Italisë.

Duvan Zapata me një goditje të fuqishme nga një largësi prej më shumë se 20 metrash shënoi golin e parë në këtë ndeshje.

Atalanta do ta shënonte në minutën e 16-të edhe një gol tjetër fantastik.

Një gol me një aksion shumë mirë të organizuar i cili shënohet nga Pessina.

Me rezultat 2-0 përfundon edhe pjesa e parë.

Në pjesën e dytë Napoli do ta fillonte më mirë dhe do të arrinte të goli në minutën e 53-të me anë të Lozanos.

Pas golit të parë Napoli sulmonte më shumë por një kundërsulm në minutën e 77-të i Atalantas i dha edhe fitores skuadrës së Gasperinit.

Ishte përsëri Pessina që do të shënonte gol pas një depërtimi individual të tij.

Deri në fund të takimit Napoli edhe pse tentoi nuk arriti që të kthehet në lojë.

Amir Rrahmani luajti për 93 minuta lojë duke pasur një paraqitje mesatare, por Elseid Hysaj u largua nga kjo ndeshje në pjesën e parë duke u zëvendësuar nga Rui.

Berat Xhumshiti në anën tjetër po ashtu luajti 90 minuta për Atalantan.

Atalanta në finale do të përballet me Juventusin që mbrëmë e eliminoi Interin.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *