Vendosni fjalën kyçe....

Teliti tregon se ku do i gjejë PD-ja paratë për të zbatuar programin: Do ndalojmë mobilimet e luksit


Shefi i Kabinetit të kreut të PD-së, Dorian Teliti në një intervistë në Syri Tv ka tregon se ku do gjejë opozita paratë për të realizuar programin e saj politik.

Teliti deklaroi se do ndalohen mobilimet e luksit dhe pagesat për koncesionet.

Sipas tij, kjo do mundësonte financimin e rritjes së pensioneve dhe zërave të tjerë të programit.

Përveç faktit që kemi sot 50-60 milion euro që shkon për mobilime luksoze, kemi në anë të tjetër, atë që 120 milion euro shkojnë për kontrata konceisionare.

Janë 13 biznese që marrin më tepër edhe se rritja e pensioneve për 650 mijë pensionistë, edhe se sigurimi I strehimit për 20 mijë familje të reja, edhe se bonusi i bebeve 30 mijë lekë në muaj.Kjo është vendimmarrje që e do marrim që në ditët e para të qeverisë sonë.

Për të mos kryer asnjë shpenzim për mobilime luksozë zyrash, ju siguroj që duhet një vendim prej vetëm 5 minutash. Mjafton një urdhër i Ministrisë së Financave.

Një dëm të madh që sot i bëhen buxhetit të shtetit është nga mungesa e konkurencës së lirë dhe të ndershme në tenderat publikë, që nuk e thotë opozita por që e thotë FMN dhe Banka Botërore.

Ajo që ndodh sot që një operator fiton i vetëm garën, kjo nuk do të ndodhë më. Ju siguroj që do kursehen prek të paktën 300 milion euro vetëm nga fakti që do të futet konkurimi i ndershëm. Duhen disa muaj që të anulohen me vendim gjykate konceisionet, por ka disa vendime që mund të implementohen që në ditët e para të qeverisjes.

 Ne nuk do bëjmë atë gabim që bëri Rama në vitin 2013,  që premtoi që këtu do të ndodhë mrekullia.

Ne e kemi ndarë mendjen që të dalim me një plan të zbatueshëm dhe konkret”-deklaroi Teliti

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *