Vendosni fjalën kyçe....

Persona me armë në selinë e PD-së? Berisha: Bandat e qeverisë hynë edhe këtu


Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar para kamerave se disa njerëz të armatosur janë futur në selinë e Partisë Demokratike, duke kërcënuar të rinjtë e Forumit Rinor.

“Ju lutem shumë, Belindi thotë se janë të armatosur. Kanë nxjerrë armën.

Banditizëm ekstrem çka dëshmon edhe njëherë se rithemelimi i PD-së është jetim për Shqipërinë. Ja unë luftoj gjithë kohën me bandat e qeverisë, por bandat e qeverisë kanë hyrë edhe në selinë e PD-së.

Prania e bandave të armatosura në seli është e veçantë. Të rinjtë thonë se kanë ardhur me armë, unë I besoj. Këta thonë se janë në një hapësirë tjetër këtu. Unë nuk ndihem i rrezikuar, të rreszikuar të ndihen ata që futen me armë. Ata që e kanë bërë do përgjigjen shumë rëndë.”- deklaroi Berisha.

Berisha: “Ky është një akt shumë i shëmtuar. Belind ku janë ata?”

Këlliçi: “Policia sapo telefonuam Komisariatin Nr4., kanë kërcënuar të rinjtë e Forumit.”

Në një prononcim të fundit për mediet, para se të largohej nga selia blu, Berisha paralajmëroi Bashën se do mbante përgjegjësi për këtë.

“Kriminale e peng Bashës, i cili ka mbushur selinë me banda të armatosura dhe këta banditë me armë kanë kërcënuar të rinjtë e Forumit Rinor të PD-së në anën e zyrave të tyre. E dënoj me forcën më të madhe këtë qëndrim kriminal, këtë qëndrim që dëshmon fytyrën e vërtetë të njeriut që për karrigen e tij ka marrë peng gjer para dy ditësh Partinë Demokratike.

E garantoj se do mbahet përgjegjës për çdo akt dhune që do ushtrojnë banditët e tij këtu në Tiranë dhe mbarë Shqipërinë.

Ftoj demokratët të distancohen menjëherë nga këto akte të turpshme që s’kanë ndodhur kurrë në PD as në ditën e themelimit. Ata që na kthenin armët ne, ishin anëtarë të sigurimit, banditë të ish-diktaturës, por që kryetari apo ish-kryetari të kryejë një akt të tillë, kjo përbën një krim të shëmtuar të gjithëanshëm.”- deklaroi Berisha.