Vendosni fjalën kyçe....

Basha akuza Ramës: Është përgjegjësi i vetëm për situatën e rëndë të pandemisë Covid-19


Kreu i Partisë Demokratike ka akuzuar kryeministrin Rama lidhur me situatën që po kalon vendi për sa i përket pandemisë Covid-19.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Basha tha se përgjegjësi e fajtori i vetëm për këtë është kreu i qeverisë.

Ai shtoi se për shqiptarët, Edi Rama është e shkuara dhe se pas 25 prillit vendi do ketë një kryeministër që do i çojë paratë e shqiptarëve në xhepat e tyre dhe jo të një grupi njerëzish.

“Ka një njeri përgjegjës pse situata ka shkuar këtu. Pozitiviteti në testime është në nivele rekord. Rama ka ndjekur një filozofi, që të fshehë të vërtetën. E vërteta nuk fshihet me propagandë. Rama për shumicën dërrmuese të shqiptarëve është e shkuara. Shqiptarët do kenë një kryeministër, që paratë e tyre do të shkojnë tek ta, nuk do kenë kryeministrin si gogol, që gënjen e shpik. Pas 8 vitesh dështime, do të gënjejë.” – tha Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *