Vendosni fjalën kyçe....

Zefina Hasani: Unë vet jam beqare, por arrij ta kuptoj ku gabon një burrë si Lulzim Basha


Zefina Hasani ish-gazetare e cila vet është beqare, shprehet e bindur se videoja e gatimit të Lulzim Bashës është e stisur dhe e sforcuar.

Ajo shkruan se Basha nuk është tip që bën gjëra të tilla dhe se kjo lloj situate është strategji e Marrëdhënieve Publike (PR në anglisht), që ta nxjerrë kryedemokratin në disa dimensione.

Më tej ajo vijon se vetë bashkëshortja e kandidatit për kryeministër është investuar kohët e fundit për të zbutur figurën e Bashës ku ka nxjerrë foto dhe video nga e kaluara.

Hasani vijon në “zbërthimin e strategjisë” së Bashës duke shtuar se skenari i zgjedhur nga kryedemokrati ka cedim.

Zonja Zefina Hasani aktualisht punon për Le Spot Group, një kompani marketingu në pronësi të Theodhori Camit, që ndër të tjera bën dhe PR e Vodafone dhe disa institucioneve shtetërore.

Biznesmeni Theodhori Cami synoi së fundmi të privatizonte shërbimin e kolaudimit por pa sukses, ai ka investuar në televizionin Euronews dhe njihet për marrëdhënie tepër të ngushta pune me Erion Veliajn.

Shkrimi i plotë i Zafina Hasanit:

Vetëm spontane nuk është videoja se e para jemi në kohë fushate dhe politikanë të tjerë i kemi parë, por Basha nuk është personazhi prototip që bën këto lloj gjërash, ka dalë në këtë trendin e lifestyle-it jashtë kollares e kostumit. Të shohësh Bashën në këtë lloj situate është padiskutim e induktuar si strategji PR-i për ta nxjerrë kryetarin e Opozitës edhe në disa dimensione që njerëzit ta shohin.

Aurela ka bërë përpjekje kohët e fundit për ta zbutur figurën e Bashës, duke nxjerrë foto të tyre, kur ishin të rinj, kur ishin në Holandë. Dhe së fundmi me këtë video që hapi shumë diskutime dhe unë mendoj që të gjitha këto erdhën se nuk ishin të menduara mirë. Ka shumë politikanë që e kanë organike, të natyrshme në procesin e tyre të përditshëm.

Ka një koncept të ndërtuar për këtë video, Basha e di po aq sa unë e tjetri dhe ata që e njohin profilin e tyre se deri ku shkon. Nuk është Basha figura e këtij burri që e ka kaq të natyrshme kuzhinën, mund të ketë komunikimin me vajzën, leximin, por jo librin që kishte zgjedhur. Ka një cedim kur ndërtojnë skenarin. Njerëzit kanë nevojë që të shohin edhe pjesën tjetër të çdo politikani. Pjesa e raportit me të bijën është më e besueshme, por jo zgjedhja e atij libri. Mosha e vajzës së saj nuk mund të përkasë me këtë lloj libri.

Ka problem që videoja të mund të mos jetë spontane por e përgatitur?

Këto ide si përpjekje janë shumë të mira në sensin e PR, problemi është se ka një logjikë në strategji. Duhet të gjendet një lloj linje që t’i shkojë për shtat personazhit, nuk mund të ndërtosh të tilla kontente që shkojnë në linjë të kundërt me personazhin. Duket nga vetë mënyra si është veshur, si e hedh atë piperin. Çështjen e piperit shumë apo pak nuk e kapa se nuk gatuaj, por pjesa e këpucëve ishte impakti i parë sa pashë videon. Të paktën të ishte veshur më sport, me një t-shirt?

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *