Vendosni fjalën kyçe....

Makina e policisë përfshihet në aksident, plagosen dy efektivët dhe pasagjerja e mjetit tjetër në Tiranë


Foto ilustruese

Një makinë policie është përfshirë në një aksident në Laknas me një automjet tjetër.

Nga përplasja janë plagosur dy efektivët me iniciale P.K dhe A.M ndërsa nga automjeti tjetër i përfshirë në aksident është plagosur pasagjerja E.Xh.

Më datë 07.02.2021, rreth orës 10:18, në Laknas, tek kryqëzimi i Bërxullit, janë përfshirë në përplasje mjeti i policisë me drejtues P. K, dhe pasagjer A. M ( aktualisht në shërbim), me mjetin me drejtues S. Xh., dhe pasagjere shtetasen E. Xh. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy punonjësit e policisë dhe pasagjeria në mjetin tjetër shtetasja E.Xh., të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”-thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *