Vendosni fjalën kyçe....

Covid-19 i merr jetën një tjetër mjeku, ndërron jetë endokrinologu nga Berati


Një tjetër mjek humb jetën nga Covid-19 në vendin tonë. Mjeku endokrinolog, Josif Dëna humbi jetën si pasojë e COVID-19. Josif Dëna nuk e mposhti dot betejën disa javore me virusin COVID-19.

Ai ishte i shtruar prej 2-javësh në Spitalin “Shefqet Ndroqi” dhe ditët e fundit ishte në intubim për shkak të përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore.

Ai lindi në 15 Shkurt 1949 dhe pas përfundimit të Fakultetit të Mjekësisë ka punuar si endokrinolog në Spitalin Rajonal të Beratit, deri në daljen në pension disa muaj më parë. 72-vjeçari Dena, një nga mjekët më të njohur të qytetit do të mbahet mend nga të gjithë qytetarët beratas si një njeri human,bujar e kurajoz.