Vendosni fjalën kyçe....

Haradinaj i përgjigjet Brnabiç: Dialogun nuk e bllokoi taksa por synimet territoriale të Serbisë


Ramush Haradinaj reagoi në rrjetet sociale pas një deklarate të homologes serbe, Ana Brnabiç.

Sipas kryeministrit Haradinaj dialogun mes Kosovës dhe Serbisë nuk e ka bllokuar taksa, por aspiratat territoriale të Beogradit.

“A po e shihni se Taksa nuk e ka bllokuar dialogun, por aspiratat territoriale të Serbisë ndaj Kosovës! E po Kosova është shtet sovran me këta kufij, ndërkombëtarësh të njohur dhe të pandryshueshëm, dhe sa më parë ta kuptojë ketë fakt lidershipi në Serbi, është më mirë për ta”,  shkruan Haradinaj në Facebook.

Më parë, Kryeministrja e Serbisë, Brnabiq ishte shprehur për mediat serbe se njohja e Kosovës në kufijtë ekzistues është vijë e kuqe mbi të cilën Serbia nuk do të kalojë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *