Vendosni fjalën kyçe....

E pyesin për akuzat e Nanos, Meta: Zero koment, për zero ngjarje


Gjatë një daljeje për mediet, presidenti Ilir Meta është pyetur nga gazetarët lidhur me sulmet e akuzat e ish-kryeministrit Fatos Nano, pak ditë më parë në studion e emisionit “Opinion”.

Gjatë një vizite në Shkodër, Metën e mbytën në pyetje për këtë çështje, por ai nuk pranoi t’i jepte rëndësi Nanos, duke u shprehur se nuk ka asnjë koment.

“Zero koment për çështje të cilat nuk ekzistojnë, problem kryesor mbetet sot përballimi i pandemisë dhe mbështetje e gjithë personelit shëndetësor për përballimin e fluksit të të infektuarve. Problem mjaft serioz mbetet rritja e numrit të viktimave nga pandemia.”– tha Meta.

Pasi e pyetën sërish për opsionin që Nano të zgjidhet si presidenti i ardhshëm, Meta përsëriti: “Nuk kam asnjë koment dhe një herë tjetër e cilësoj, për zero ngjarje, për zero akuza dhe për zero zero.”- tha Meta.

Kujtojmë se gjatë intervistës së tij të parë pas shumë vitesh, Fatos Nano e cilësoi presidentin Meta një njeri që i lë punët në mes dhe “ë vë stërkembëshat”. Sipas Nanos, Meta ka përfituar nga mbështetja e tij e madhe.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *