Vendosni fjalën kyçe....

KQZ regjistron 10 partitë e para dhe 2 kandidatë të pavarur për zgjedhjet e 25 prillit


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka regjistruar sot 10 partitë e para për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Po ashtu është autorizuar dhe mbledhja e firmave për dy kandidatë të pavarur, Pal Shkambi në Shkodër dhe Plarent Aleksi në Berat.

Kujtojmë se afati i regjistrimit për partitë politike për zgjedhjet e 25 prillit, është lënë deri në 14 shkurt. Deri në këtë datë, partitë duhet të deklarojnë marrëveshjet për koalicion.

Partitë e regjistruara:

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet        Shpëtim Idrizi

Bindja Demokratike                                        Astrit Patozi

Lëvizja për Ndryshim                                      Jozefina Topalli

Lëvizja Demokratike Shqiptare                 Myslym Murrizi

Ora e Shqipërisë                                               Zef Shtjefni

Aleanca Demokratike Shqiptare                         Eduart Abazi

Lëvizja e Legalitetit                                          Shpëtim Axhani

Balli Komëtar                                                    Adriatik Alimadhi

Partia Emigracioni Shqiptar                            Kostaq Papa

Partia e Reformave Demokratike                   Krenar Rryçi

Kandidatët e pavarur

Pal Shkambi                                                      I pavarur, Shkodër

Plarent Aleksi                                                   I pavarur, Berat

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *