Vendosni fjalën kyçe....

Malltezi del nga SPAK pas 4 orësh marrje në pyetje, akuzon prokurorët për konflikt interesi


Dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi ka dalë nga SPAK pas 4 orë marrje në pyetje dhe ka dhënë një deklaratë për gazetarët.

Në deklaratën e tij Malltezi ka akuzuar prokurorët se janë në konflikt interesi dhe përkatësisht Enkelejda Millonai duke u shprehur se është nga Elbasani dhe është promovuar nga Qazim Sejdini dhe Taulant Balla.

Malltezi e ka quajtur hetimin të urdhëruar politikisht pasi sipas tij në nga procesi ka dalë se nuk ka asnjë dëm në financat publike dhe nuk ka vepër të korrupsionit paso ai nuk ka qenë zyrtar.

Sipas tij prokurorët nuk kanë pranuar ekspertizën kontabël për akuzën e pastrimit të parave.

“SPAK-u ka refuzuar të pranojë CD-të me këto dokumenta. Ka refuzuar ekspertizën kontabël gjë që i vë në pozitë jo të mirë. Në fund fare ka dalë se pas gjithë procesit nuk ka asnjë dëm në financat publike.  Nuk ka vepër penale të korrupsionit sepse nuk kam qenë asnjë herë zyrtar, por urdhri politik është urdhër politik. Kur thua se ka pasur pastrim parash por nuk pranon ekspertizën kontabël tregon shumë për urdhrin që ke marrë.  Prokurorët vetë janë në konflikt interesi sepse Millonai është nga Elbasani e promovuar nga Qazim Sejdini dhe Taulant Balla”- tha Malltezi.