Vendosni fjalën kyçe....

Me thikë në dorë bërtiste ”më vrisni”, momenti kur dy policët qëllojnë 23-vjeçarin (Pamje të rënda)


Një video që po qarkullon në rrjet, tregon se si dy policë vrasin me armë një person i cili qarkullonte me thikë në dorë duke bërtitur “Më vrisni, më vrisni”.

Videoja e policisë tregon efektivët që ecin mrapsht, duke iu larguar burrit me thikë.

Ata bërtisnin duke i drejtuar armën: “Ju lutem hidheni thikën poshtë”, “Ju lutemi mos”, “Ne mund t’ju ndihmojmë” në një përpjekje të dëshpëruar për ta bërë 23-vjeçarin të bindet.

Por Aaron Hong vazhdonte të ecte drejt policëve me thikë në dorë, duke thirrur “Bëje”, “Më vrisni”.

Në një moment Hong vrapon drejt njërit prej policëve për ta goditur me thikë, por ai detyrohet ta qëllojë për vetëmbrojtje.

Hong i plagosur, ngrihet dhe ashtu i përgjakur përpiqet t’i rrëmbejë armën një oficeri përpara se të qëllohet më armë nga oficeri tjetër.

Shefi i policisë së qarkut Athens-Clarke, sipas “Associated Press” thotë se të dy oficerët janë në pritje të një hetimi. I riu u shpall i vdekur në vendngjarje.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *