Vendosni fjalën kyçe....

KQZ në Kosovë merr vendimin: Votat për Albin Kurtin në zgjedhje s’do llogariten


Votat për Albin Kurtin do të shpallen të pavlefshme në zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë.

Kjo pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka vendosur që votat në zgjedhjet e 14 shkurtit për kandidatët e pa certifikuar do të shpallen të pavlefshme.

Kjo prek si kreun e Vetëvendosjes ashtu edhe dy deputetë të tjerë, të cilët për shkak të problemeve ligjore nuk janë certifikuar.

”Nëse një subjekt politik ka të certifikuar 4 kandidatë dhe në fletëvotim janë shënjuar 5 numra, në FLLK evidentohen këto 5 shënjime, por ato nuk barten të gjitha në Formularët e Rezultateve të Kandidatëve. Në këta formularë bartën vetëm votat e kandidatëve të certifikuar.”– njofton KQZ e Kosovës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *