Vendosni fjalën kyçe....

Ministrja Kushi në interpelancë me nxënësit, shpjegon si do zhvillohen provimet e Maturës


Ministrja e Arsimit Evis Kushi, në një interpelancë me maturantë dhe përfaqësues nga parlamenti i nxënësve, ka dhënë detaje mbi mënyrën se si do të zhvillohen provimet e maturës.

Kushi tha se pyetjet do të jenë të alternuara me zhvillim si dhe me alternative, ndërsa zbuloi dhe peshën në rezultatin përfundimtar që do ketë secila prej tyre.

“Ne në fakt nisur nga kërkesat e shumta të maturantëve por dhe nga gjykimet dhe analiza e ekspertëve tanë të arsimit, kemi vendosur që këtë vit në provimet e Maturës Shtetërore, një pjesë e pyetjeve të jenë të strukturuara me alternative dhe një pjesë e tyre të jenë me zhvillim.

Ju e dini që në total testi përmban 60 pikë dhe nga këto 60 pikë, 20 i takojnë pyetjeve me alternative dhe 40 pikë i takojnë pyetjeve me zhvillim.

Do të ketë gjithsej 3 nivele vështirësie. Niveli i parë që do të jetë në 40% të testit, niveli i dytë po ashtu 40% të testit ndërsa niveli i tretë do të ketë 20% të testit.

Janë gjithsej katër provime, tre do të jenë të detyrueshme: Gjuha Shqipe dhe Letëria, Matematika dhe Gjuha e Huaj. Ndërsa do ketë vetëm një lëndë me zgjedhje. Provimet me detyrim do të mbështeten vetëm në kurrikulën bërthamë.

Provimet me zgjedhje do të mbështeten në kurrikulën bërthamë por edhe me zgjedhje.”– deklaroi ministrja.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *